Lajmet e fundit
Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 24.06.2008
Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, shqyrtoi propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës nr.03/0432/Do-141 të datës 16.04.2008, si dhe Propozim-vendimin për ndryshimin e këtij vendimi nr.03/0724/Do-400. të datës 12.06.2008.
Pas një shqyrtimi të gjerë të çështjes, Komisioni ka vendosur t’i rekomandojë Kryesisë së Kuvendit që ta shtrojë në seancë propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës.
Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi po në këtë mbledhje ka shqyrtuar Projektligjin për noterinë, duke i miratuar edhe disa amendamente për këtë projektligj, si dhe ka shqyrtuar çështje të tjera për mirëfunksionimin e komisionit.