Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 24.06.2008
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që seancën e radhët ta thërrasë për datën 30 qershor 2008, si dhe ka papërcaktuar rendin e ditës këtë seancë.
Pjesa e parë e seancës është rezervuar për pyetjet parlamentare dhe përgjigjet e kabinetit qeveritar në pyetjet e deputetëve, kurse më pastaj do të procedohet me projektligjet.
Për herë të parë do të shqyrtohen: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-43 për Akreditimin, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/48 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/7 për lëndën arkivore dhe arkivat. Për herë të dytë, ndërkaq do të shqyrtohen: Projektligjit për procedurën kontestimore dhe Projektligji për sponzorime në kulturë, rini dhe sporte.
Duke e shqyrtuar Rekomandimin e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion lidhur me rekomandimet e UNMIK-ut në Ligjin për miniera e minerale, në Ligjin për hulumtime gjeologjike dhe në Ligjin për ngrohje qendrore, në mbledhje është thënë se Komisioni është pajtuar me Qeverinë që të tërhiqen në rihartim dy ligjet e para, kurse Ligji për ngrohje qendrore, vetëm të plotësohet.
Në seancën e 30 qershorit do të shqyrtohet Rekomandimi i Organit Përzgjedhës lidhur me emërimin e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (që është bartur nga seanca e shkuar).
Kryesia e ka mbështetur rekomandimin e Komisionit Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media që në po këtë seancë të shqyrtohet Raporti vjetor i punës së Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2007, si dhe Raporti i punës së Komisionit të Pavarur për Media për të njëjtin vit.
Në seancë, ndërkaq, nuk do të nxirren dy mocionet e deputetit Driton Tali: Ai për nxjerrjen e një deklarate lidhur me formimin strukturave paralele komunale në enklavat serbe, si dhe ai lidhur me letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për presidentin Sejdiu, pasi që dy deputete e kanë njoftuar Kryesinë se i kanë tërhequr nënshkrimet, me të cilat fillimisht i kishin mbështetur këto mocione.