Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 01.07.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, u shqyrtua kërkesa nr. 03/0762/DO-430 dt. 24.06.2008 e Zyrës së Auditorit Gjeneral për paketën për paga dhe mëditje në Zyrën e Auditorit Gjeneral, ku ishin të ftuar edhe përfaqësues nga Zyra e Auditorit Gjeneral dhe Ministria për Ekonomi dhe Financa. Në mbledhje, nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave , mori pjesë edhe ministri Ahmet Shala. Kërkesa e punonjësve të Zyrës së Auditorit Gjeneral ka të bëjë me nevojën e ngritjes së të ardhurave personale. Për të realizuar këtë kërkesë ata edhe kanë filluar bojkotimin e punës.
Në mbledhje u bisedua gjerë e gjatë për këtë çështje. U tha se kërkesa e punonjësve të kësaj Zyre është e arsyeshme, duke ditur nivelin e ulët të të ardhurave, mirëpo Komisioni duke shikuar këtë çështje nga të gjitha aspektet, thekson se në këtë fazë nuk mund të rriten të ardhurat personale, sepse për këtë nuk ka bazë ligjore. Komisioni propozoi që Qeveria e Kosovës t’ i kushtojë vëmendje të duhur kësaj çështjeje, drejt gjetjes së një zgjidhjeje ligjore për të gjitha agjensionet e pavarura. Njëkohësisht, anëtarët e Komisionit rekomanduan që kërkesa e Zyrës së Auditorit Gjeneral të bëhet në kuadër të Projektimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2009. Në këtë mbledhje u kërkua që punonjësit e Zyrës së Auditorit Gjeneral të ndërpresin bojkotimin e punës.