Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Ambient dhe Planifikim Hapësinor

, 02.07.2008




Sot, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Ambient dhe Planifikim Hapësinor, të cilin e kryesoi kryetari i komisionit, z. Lulzim Zeneli, ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën si pikë kryesore e rendit të ditës ishte: Shqyrtimi i Projektligjit mbi produktet për mbrojtjen e bimëve.

Në mbledhjen e lartpërmendur, krahas anëtarëve të Komisionit kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Pas një shqyrtimi gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit e kanë mbështetur procedimin e mëtejmë të këtij Projektligji (me qëllim të miratimit), në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e njëjtë, anëtarët e Komisionit kanë miratuar edhe Rekomandimin lidhur me aktivitetet e fundit në Parkun Nacional “Malet e Sharrit”, dhe lidhur me letrën, të cilën ushtruesi i detyrës së Avokatit të popullit, ia ka dërguar këtij Komisioni.
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Ambient dhe Planifikim Hapësinor