Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 02.07.2008
Në mbledhjen e sotme, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilin e kryesoi Bojan Stojanoviç, kryetar i Komisionit, janë shqyrtuar tri projektligje, dhe atë: Projektligji nr. 03/0114/L-020/1, për shitjen e banesave me të drejtë banesore, me Raportin e Komisionit funksional–Komisionit për bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Ambient dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente; shqyrtimin e amendamenteve plotësuese në Projektligjin nr. L-055, mbi sigurimin privat, nga Komisioni funksional–Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri; si dhe shqyrtimin e Projektligjit nr. L-057/1, mbi ndërmjetësimin, me raportin e Komisionit funksional–Komisionit për gjyqësi dhe legjislaturë, me amendamente.
Pas shqyrtimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit kanë mbështetur procedimin e mëtejmë të dy projektligjeve dhe atë: shqyrtimi i amendamenteve plotësuese në Projektligjin nr. L-055 për sigurimin privat, dhe Projektligjin nr. L-057/1 mbi ndërmjetësimin, me raportet e komisioneve funksionale dhe me amendamentet, me qëllim të miratimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ndërsa, Projektligji nr. 03/0114/L-020/1 për shitjen e banesave me të drejtë banesore, me raportin e Komisionit funksional–Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Ambient dhe Planifikim Hapësinor, nuk ka kaluar, sepse është formuar Nën-komisioni, në përbërje prej tre anëtarëve, i cili, edhe njëherë do të analizojë këtë Projektligj dhe do të dorëzojë analizën e vetë gjithëpërfshirëse anëtarëve të Komisionit, në shqyrtim dhe miratim.
Në të njëjtën mbledhje, anëtarët e Komisionit kanë miratuar edhe Përfundimet e dala nga tryeza e rrumbullakët: “Roli i Kuvendit në mbikëqyrjen e projekteve për kthimin e komunitete”, e mbajtur me datën 20. 06. 2008.