Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport

, 03.07.2008




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, që u mbajt nën kryesinë e Agim Veliut, kryetar i Komisionit, u bë shqyrtimi i Projektligjit për ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” dhe për ansamblet e tjera. Me këtë rast anëtarët e Komisionit përkrahën versionin përfundimtar të amendamenteve të bërë nga grupi punues i këtij Komisioni. Në këtë mënyrë ky komision ia dha vizën këtij projektligji për procedim të mëtejmë.

Po në këtë mbledhje filloi edhe shqyrtimi dhe amendamentimi i Projektligjit për Kualifikimet Kombëtare.
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport