Lajmet e fundit
Kuvendi i Kosovës nënshkroi dy memorandume të mirëkuptimit
, 03.07.2008
Sot në hollin e Kuvendit të republikës së Kosovës janë nënshkruar dy memorandume të mirëkuptimit në mes të Kuvendit të Kosovës, Institutit Ndërkombëtar për studime krahasuese të Parisit dhe Ambasadës Gjermane në Prishtinë. Këto marrëveshje të bashkëpunimit, të cilat janë në vazhdën e Projektit për Mbështetje të Mëtejme të Kuvendit të Kosovës, i cili ka përfunduar misioni e tij dyvjeçar më 31 janar të këtij viti, i ka nënshkruar kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi: të parin me ambasadorin gjerman në Prishtinë, Hans-Dieter Steinbach dhe me drejtoreshën e Institutit Ndërkombëtar për Studime Krahasuese në Paris, znj. Zhoel Afisharr, kurse të dytin me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Franceze, Delphine Borione.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke e marrë fjalën pas nënshkrimit të këtyre memorandumeve, ka theksuar se vazhdimi i ndihmës dhe bashkëpunimi bilateral midis parlamenteve tona, tashti pas një realiteti të ri, të krijuar me pavarësinë e Kosovës dhe me njohjen ndërkombëtare të saj, ka domethënie të madhe për Kuvendin dhe për Kosovën në përgjithësi. Duke qenë thellësisht mirënjohëse për ndihmën e këtyre vendeve dhe të bashkësisë ndërkombëtare, Kosova është e përkushtuar në ngritjen në nivele të reja të miqësisë dhe të bashkëpunimit tonë.
„Republika e Kosovës është e orientuar jetësisht drejt Bashkimit Evropian dhe integrimeve euroatlantike, prandaj këto ndihma i vlerësojmë si investim në demoktatizimin, zhvillimin dhe shpejtimin e proceseve integruese“, ka theksuar Krasniqi.
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Hans-Dieter Steinbach, duke e përshëndetur nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve të bashkëpunimit, ka spikatur mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman për mbarëvajtjen e proceseve në Kosovë, sidomos të ndihmës së ekspertëve për legjislacion të përparuar, por ka përmendur edhe investimet gjermane në vendet e Evropës juglindore.
E ngarkuara me punë në Ambasadën Franceze, Delphine Borione, marrëveshjen e sotme e ka quajtur një gur të vogël shtesë në ngritjen cilësore të Kuvendit, por që është tepër i rëndësishëm për institucionet e Kosovës. Ajo ndërkaq, e ka falënderuar kryeparlamentarin Krasniqi për përkushtimin e tij që të realizohet ky projekt.
Pritet që gjatë muajve të ardhshëm në Kuvendin e Kosovës të vijnë ekspertë të sektorëve të ndryshëm të administratës, të cilat do të angazhohen për mbikëqyrjen dhe zbatimin e rregulloreve, ngritjen e mëtejme profesionale të anëtarëve të parlamentit dhe këshilltarëve ligjorë, si dhe për perfeksionimin e punës së administratës së Kuvendit. Vlerësohet që ky angazhim do të jetë një kontribut i rëndësishëm për sigurimin e standardeve evropiane në reformat e administratës së legjislativit të Kosovës.