Lajmet e fundit
Fjalë e kryeparlamentarit Krasniqi me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të mirëkuptimit
, 03.07.2008
I nderuar ambasador, zoti Hans Diter Shtajnbah,
E nderuar e ngarkuar me punë në Ambasadën e Francës, zonja Delfinë Borrion,
I nderuar i ngarkuar me punë në Ambasadën e Sllovenisë, zoti Vojko Volk,
E nderuar Drejtoreshë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Krahasuese në Paris, zonja Zhoel Afisharr
Jam shumë i lumtur që sot nënshkruam dokumente të rëndësishme bashkëpunimi dhe të ndihmës së çmuar për Kuvendin e Kosovës nga dy vende mike, Gjermania dhe Franca. Para disa kohësh Kuvendi i Kosovës nënshkroi Memorandumin e bashkëpunimit me Parlamentin e Belgjikës, sot me ministritë e jashtme të këtyre dy vendeve, të cilat kanë shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë Kuvendin tonë dhe besoj së shpejti edhe me Kuvendin Kombëtar të Sllovenisë. Ky bashkëpunim i ri dhe kjo ndihmë, vijnë në vazhdim të projektit që kanë zbatuar parlamentet e këtyre vendeve gjatë dy viteve të kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Konsorciumi i parlamenteve i përbërë nga Asambleja Kombëtare e Francës, Bundestagu gjerman, Dhoma e Përfaqësuesve belgë, Kuvendi Kombëtar slloven dhe Instituti Internacional de Paris La Defense, i financuar nga AER e ka mbështetur Kuvendin e Kosovës nëpërmjet të Projektit me titull “Mbështetje e Mëtejme për Kuvendin e Kosovës”, i cili ka përfunduar më 31 janar të këtij viti.
Ky Projekt ka kontribuuar në reformat e administratës, koordinimin me mbështetësit tjerë të Kuvendit, në konsolidimin e kapacitetit të qëndrueshëm institucional, në përmbushjen profesionale dhe në mënyrë efektive të mandatit kushtetues të Kuvendit, në mbështetje deputetëve e shërbimeve, për përgatitje të legjislacionit dhe përafrim me standardet evropiane, për bashkëveprimin e Kuvendit me Shoqërinë Civile etj.
Në përfundim, Projekti ka lënë për Kuvendin rekomandime të çmueshme, shumë prej të cilave i kemi implementuar, kurse të tjerat janë në proces.
Vazhdimi i ndihmës dhe bashkëpunimi bilateral midis parlamenteve tona, tashti pas një realiteti të ri, të krijuar me pavarësinë e Kosovës dhe me njohjen ndërkombëtare të saj, ka domethënie të madhe për Kuvendin dhe për Kosovën në përgjithësi. Duke qenë thellësisht mirënjohëse për ndihmën e këtyre vendeve dhe të bashkësisë ndërkombëtare, Kosova është e përkushtuar në ngritjen në nivele të reja të miqësisë dhe të bashkëpunimit tonë.
Republika e Kosovës është e orientuar jetësisht drejt Bashkimit Evropian dhe integrimeve euroatlantike, prandaj këto ndihma i vlerësojmë si investim në demoktatizimin, zhvillimin dhe shpejtimin e proceseve integruese.
Së fundi, zonja dhe zotërinj, dua t’ju falënderoj për prezencën tuaj sot në Kuvend dhe nëpërmjet jush të falënderoj edhe vendet tuaja për ndihmën bujare që po na japin.