Lajmet e fundit
Dëgjim publik organizuar nga Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri
, 04.07.2008
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, organizoi sot një dëgjim publik, në të cilin ishin ftuar përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, si sponzorues të këtij Projekligji, përfaqësues të UNDP-së, të shoqërisë civile etj.
Si në fjalën e Rrustem Mustafës , ashtu edhe të referuesit Shkumbin Demaliajt, u tha se ky Projektligj, i cili tashmë ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës, është në procedurë të shqyrtimit dhe të amendamentimit në këtë Komision, duke synuar që të jetë një ligj sa më i mirë dhe i zbatueshëm në praktikë. Edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme theksuan se ky projektligj përbën një nga prioritet në fushën e sigurisë, duke ditur se në Kosovë ekziston një numër i madh armësh ilegale, pasi Kosova kishte një fazë lufte.
Debati që pasoi ishte mjaft i gjerë dhe i frytshëm. Me këtë rasat u theksua se me dispozita përshkruhen mjaft mirë çështja e legalizimit të armëve dhe e përdorimit të tyre. Legalizimi i armëve nuk konsiderohet si ndonjë rrezik, sepse ekzistojnë kriteret për legalizimin e tyre. Në këtë frymë u tha se disa armë nga lufta janë në muze, por me Projektligj rregullohet edhe çështja e legalizimit të armëve trofe dhe të atyre koleksioniste. Armët mund të ruhen si suvenire, por ato poseduesit nuk kanë të drejtë t’ i eksportojnë. Në debat u përmend edhe fakti se jo të gjitha armët mund të legalizohen.
Ndër vërejtjet e diskutueseve u zunë në gojë ato që kanë të bëjnë me kërkesën për një përkthim sa më adekuat të tekstit bazë në gjuhën shqipe me tekstet në gjuhën serbe dhe sidomos, në atë angleze, në mënyrë që termat në të tri gjuhët të korrrespondojnë në mënyrë adekuate ndërmjet tyre. U dhanë propozime edhe për disa qartësime të disa dispozitave , sidomos kur është fjala për transportin e armëve.