Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 04.07.2008
Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z.Esat Brajshori, mbajti sot mbledhje, ku si pikë kryesore e rendit të ditës ishte: shqyrtimi i Projektligjit nr./L-062/1 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të Komisonit, mori pjesë edhe drejtori i Zyrës ligjdhënëse të Ministrisë së Shërbimeve Publike, z. Besim Kajtazi.
Pas diskutimeve për Projektligjin në fjalë, anëtarët e Komisionit përkrahën, si komision funksional, kërkesën e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në bazë të kërkesës së Qeverisësë së Republikës së Kosovës, ky projektligj të hiqet nga procedura e rregullt e Kuvendit, dhe i njëjti të shkojë në përpunim të mëtejmë në Zyrën Ligjdhënëse të Zyrës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.