Lajmet e fundit
Përurohet në Kuvend monitori i OZhM-ve
, 04.07.2008
Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në prani të deputetëve, të musafëve të shumtë dhe përfaqësuesve të medieve është mbajtur ceremonia e përurimit të monitorit të Objektivave Zhvillimore të Mijëvjeçarit.
Shiritin e përurimit e kanë tërhequr kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe koordinatori i agjencive të OKB-së në Kosovë, Frode Mauring.
Kuvendi i Republikës së Kosovës po tregon përkushtim të thellë në drejtim të bërjes së pavarësisë edhe nëpërmjet të një realiteti të ri zhvillimor, që do të lehtësohet nga Objektivat Zhvillimore të Mileniumit, ka theksuar kryeparlamentari Krasniqi në fjalën e tij të rastit. Duke shprehur keqardhje pse Kosova për arsye të statusit politik, nuk është përfshirë në nxjerrjen e Deklaratës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara për Objektivat e Mileniumit në Samitin e vitit 2000, Krasniqi ka theksuar se me ndihmën dhe bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare, si Ekipi i Organizatave të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kuvendi ynë do të angazhohet në ndërmarrjen e veprimeve për të ngritur cilësinë e jetesës për secilin qytetar pa asnjë bazë dallimi në Kosovë.
Institucionet e Kosovës, pra edhe Kuvendi, do të shqyrtojnë dhe shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit dhe të përfitimit nga përkrahja që rezulton nga Deklarata e Mileniumit (teknike, informative, këshilluese dhe financiare), nëpërmjet të cilave mund të shtyjmë agjendën tonë për një Kosovë me prosperitet dhe mirëqenie më të madhe, ka vënë në pah Krasniqi, duke premtuar se Kuvendi i Kosovës, nëpërmjet të një rezolute, do ta aprovojë së shpejti Deklaratën për Objektivat e Mileniumit.
Koordinatori i agjencive të OKB-së në Kosovë, Frode Mauring, duke iu drejtuar të pranishmëve, këtë ngjarje e ka konsideruar si një hap përpara drejt të nesërmes më të mirë të Kosovës. Duke e përkujtuar miratimin e Deklaratës së Mijëvjeçarit, këtu e tetë vjet më parë, ai ka theksuar se kjo deklaratë thërret për “përgjegjësi kolektive të qeverive në përkushtimin e tyre drejt arritjes së zhvillimit njerëzor për të gjithë njerëzit anë e mbanë globit”. Deklarata, ka thënë Mauring, ofron tetë objektiva të realizueshme, të vendosura brenda afateve kohore dhe në një gjuhë të kuptueshme, si dhe siguron tetëmbëdhjetë caqe dhe dyzet e tetë indikatorë, si bazë përcjelljeje dhe vlerësimi të punës dhe të rezultateve të arritura. Ai pastaj ka përshkruar gjendjen aktuale aspak të mirë për shumë fëmijë skamnorë dhe nëna me vështirësi jete për vete dhe familjen, sëmundjet ngjitëse etj, prandaj nuk kemi kohë për të humbur, ka përfunduar Mauring.
Në vazhdim për të pranishmit është shfaqur filmi i shkurtër ‘‘Kosova Minaturë’’, kurse Nora Sahatçiu ka prezantuar ueb-faqet në të cilat të interesuarit mund të gjejnë materiale për Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit.
Me këtë rast, në hollin e Kuvendit, ku është mbajtur ceremonia janë prezantuar broshura, fletëpalosje dhe materiale të tjera, të cilat afirmojnë OZhM-të.
Kryeparlamentari Krasniqi para ceremonisë së përurimit kishte organizuar një pritje për koordinatorin e agjencive të OKB-së në Kosovë, Frode Mauring, kurse pas saj Krasniqi dhe Muring u janë përgjigjur interesimeve të gazetarëve për gjasat e përmbushjes në Kosovë (deri më 20015) të Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit.