Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 07.07.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, të drejtuar nga znj. Zylfie Hundozi, kryetare e komisionit, ishte ftuar ministri i Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, Mahir Zagcilar, për të prezantuar strategjinë e kësaj ministrie për përmbushjen e kritereve për integrime evropiane.
Ministri Yagcilar ka theksuar se detyrat e ministrisë, të cilën e udhëheq, në planin ruajtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, burojnë nga Plani i Veprimit për Partneritet Evropian 2008-2010, dhe zbatohen konform rregullave në fuqi.
Duke folur për rreguativën ligjore në planin e mbrojtjes së ambientit, që është njeri nga kriteret për integrime evropiane, ministri ka përmendur tri ligjet e miratuara dhe të shpallura, dy të cilat janë miratuar, por që nuk janë shpallur, pesë ligjet në procedurë të miratimit dhe katër ligjet e tjera, të cilat janë duke u hartuar.
Ndër punët praktike në planin e ruajtjes së ambientit Yagcilar ka përmendur implementimin e projektit”Mbështetja institucionale për komunat për implementimin e legjislacionit dhe rregullave për mjedisin” dhe një varg projektesh në terren, si ato për trajtimin e ujërave të zeza, të mbeturinave, meremetimi i deponive komunale etj.
Ndër sfidat kryesore të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ministri ka përmendur buxhetin e limituar, vështirësitë e zbatimit të ligjeve në fuqi si dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore ( mungesa e ekspertëve të lëmenjve përkatës).
Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane, i kanë bërë pyetje të shumta ministrit dhe kanë ngritur shqetësimet e tyre për kujdesin e pamjaftueshëm të shoqërisë sonë për ruajtjen e tokës, të ujit dhe të ajrit të Kosovës nga ndotjet. Ata, ndërkaq, kanë kërkuar kujdes më të madh për vendosjen e filtrave në termocentralet e Kosovës, vlerësime të sakta mjedisore para se të fillojë ndërtimi i termocentralit ”Kosova C” dhe për rregulla ligjore lidhur me pajisjet e nevojshme për pakësimin e gazrave ndotës nga automjetet që qarkullojnë nëpër Kosovë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve Yagcilar është shprehur se me gjithë vështirësitë, me të cilat ballafaqohet ministria të cilën e udhëheq dhe me gjithë faktin që çështja e mjedisit dhe e planifikimit hapësinor nuk është prioritet i Qeverisë së Kosovës, ka premtuar se shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës do të paraqitet raporti për gjendjen e mjedisit në Kosovë, i cili sigurisht se do të shoqërohet edhe me debat të deputetëve për këtë çështje të ndjeshme .