Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi u takua me një delegacion të Asamblesë Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje
, 08.07.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi , u takua sot me një delegacion të Asamblesë Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje , i prirë nga kryetari i Asamblesë të UE-së , Z. Jean-Pierre Masseret (Francë).
Në kuadër të delegacionit ishin edhe z. Pedro Agramunt - kryetar i Komisionit Politik - Raportues për Ballkanin Perëndimor (Spanjë), z. Michael Hancock – kryetar i Grupit Liberal (Mbretëria e Bashkuar), z. Theodoros Pangalos – kryetar i Grupit Socialist (Greqi) dhe z. Bob Walter – kryetar i Komisionit për Mbrojtje (Mbretëria e Bashkuar).
Kryeparlamentari Krasniqi falënderoi vendet e Unionit Evropian për të gjitha ndihmat e çmuara që dhanë në proceset e Kosovës, që u kurorëzuan me pavarësinë e Kosovës, si dhe për pjesëmarrjen e KFOR-it, i cili gjithnjë kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës. Në vijim , kryeparlamentari Krasniqi dha një pasqyrë të gjerë të zhvillimeve aktuale në Kosovë, sidomos për punën që bëhet nga ana e Parlamentit të Kosovës për aprovimin e ligjeve. Në këtë vështrim ai përmendi aprovimin e 41 ligjeve me procedurë të shpejtuar nga Pakoja e Ahtisarit, zgjidhje që janë të përfshira edhe në Kushtetutën e Kosovës. Në këtë mënyrë është krijuar një bazë ligjore për institucionet e Kosovës për të vepruar në të mirë të qytetarëve, pa dallim përkatësie kombëtare. Zgjidhja e statusit të Kosovës ndihmon të gjithë qytetarët, pra edhe serbët për ndërtimin e një jete të re në Kosovë.
Duke folur për synimet e ardhshme, kryeparlamentari Krasniqi ndër prioritetet kryesore përmendi zgjerimin e mëtejme të vendeve që do të njohnin pavarësinë e Kosovës, inkuadrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, si: në OKB, UE, Fondin Monetar Ndërkombëtar etj., si dhe zhvillimin më të hovshëm ekonomik të Kosovës. Kur është fjala për zhvillimin ekonomik, kryeparlamentari Krasniqi, u shpreh se Kosova tashmë ka krijuar bazë ligjorë, e cila përmbush interesimet e investitorëve nga bota për të investuar në Kosovë.
Interesimet dhe debatet e delegacionit të Asamblesë Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje u orientuan kryesisht në atë se çfarë janë mundësitë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira më fqinjët, sidomos kure është fjala me Serbinë, e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës, çfarë është shkalla e ndërtimit të institucioneve të Kosovës për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë, mundësitë për një zhvillim normal ekonomik, i cili do të përmbushë kërkesat për punësi më të madhe , pastaj sa ndikon nataliteti i lartë në Kosovë në moszhvillimin ekonomik etj. Ndërkaq, sa i përket kontestimit të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë , u tha se Kosova është e pavarur dhe nuk ka kthim prapa.
Lidhur me këto interesime kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi theksoi se Kosova dhe populli i saj asnjëherë nuk e ka dashur luftën, Kosovës iu ka imponuar lufta. Ai përkujtoi se në Kosovë kanë ndodhur shfarosje të popullsisë, gjenocid, duke pësuar gjatë shekullit të kaluar katër herë djegie. Shqiptarët nga Serbia gjithnjë janë konsideruar si trup i huaj. Mirëpo, derisa në botë pas luftërave shtetet dhe popujt kanë zgjedhur rrugën e partneritetit , siç kanë bërë për shembull francezët dhe gjermanët , si themelues të Unionit Evropian, Serbia nuk e bën këtë . Ne jemi për atë që në Ballkanin Perëndimor të forcojmë partneritetin reciprok dhe bashkëpunimin drejt ndërtimit të një të ardhme sa më të mirë për të gjithë, duke ia lënë së kaluarës konfliktet e përgjakshme. Jemi për fqinjësi të mirë edhe me Serbinë, nga shumë arsye, por edhe ajo se në Serbi jetojnë shqiptarë, madje afërsisht sa jetojnë serbë në Kosovë.
Institucionet e Kosovës kanë mundësi për të kontrolluar sigurinë, por në këtë po ndikojnë negativisht kërcënimet dhe shantazhet që vijnë nga Serbia , ndaj serbëve vendës, që të mos bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, madje policët serbë që punonin në kuadër të policisë kosovare paguhen më shumë nga Serbia, se sa janë pagat e policëve në Kosovë, vetëm që të mos që të mos punojnë. Institucionet kosovare janë të prirura për paqe e stabilitet, ndaj nuk përdorën deri tash masa , as sipas kompetencave ligjore që kanë , në konfliktet që nxitnin qarqet paramilitare nga Serbia.
Përkitazi me zhvillimin ekonomik të Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi tha se Kosova , pos me minerale ka mundësi të mira edhe në zhvillimin e bujqësisë, për shkak të klimës dhe tokës së mirë që ka, por edhe fuqisë punëtore fare të re. Ndërkaq, sa i përket natalitetit kryparlamentari Krasniqi tha se lindshmëria është normale dhe nuk reflektohet në zhvillimin e ulët ekonomik, i cili është pasojë e politikës së padrejtë që është udhëhequr kundër Kosovës.