Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit

, 08.07.2008




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit , të kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Rregullorja e re e Punë së Kuvendit të Kosovës. Anëtarët e Komisionit përcaktuan detyrat rreth amendamentimit të kësaj Rregulloreje.

Në vijim u shqyrtua kërkesa lidhur me heqjen e imunitetit të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sabit Rrahmani, të bërë nga Gjykata Komunale e Prishtinës. Lidhur me këtë çështje, Komisioni mori qëndrim që të vendosë në mbledhjen e ardhshme.
Mbledhja e Komisionit  për Mandate, Imunitete  dhe Rregullore të Punës së  Kuvendit