Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarët e komunave të Kosovës
, 08.07.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim solemn kryetarët e komunave të Kosovës.
Për të madhëruar aktin sublim të shpalljes së pavarësisë së vendit, për të cilën kanë sakrifikuar sa e sa gjenerata atdhetarësh, Krasniqi krerëve komunalë të Kosovës u dhuroi nga një kopje të Deklaratës së Pavarësisë, kurse në shenjë përkushtimi të zbatimit të kushtetutshmërisë në interes të qytetarëve, ai u ka dorëzuar edhe nga një ekzemplarë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Takimi ndërmjet kreut të legjislativit të vendit dhe drejtuesve kryesor komunalë është shndërruar në një bashkëbisedim të ngrohtë dhe spontan për probleme të zhvillimit dhe të zbatimit të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.