Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 08.07.2008
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare (mungonin ai i AKR-së dhe ai i SLS-së), ka vendosur që seanca plenare të mbahet të martën e ardhshme, më 15 korrik dhe e ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë.
Në fillim të seancës kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë, kurse më pastaj do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për sigurinë private. Nuk do të shqyrtohen, ndërkaq, rekomandimet e komisionit funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sepse është konstatuar se pas shqyrtimit të parë janë futur amendamente, të cilat nuk janë miratuar në komision.
Në këtë seancë do të shqyrtohet Raporti me rekomandime i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës, si dhe rekomandimet e dy komisioneve funksionale për kërkesën e Qeverisë për tërheqjen e nga shqyrtimi i dytë i Projektligjit për statistikat zyrtare dhe të Projektligjit të punës dhe tërheqjen nga shpallja të Projektligjit për sigurimet shëndetësore.
Kryesia ka shqyrtuar edhe rekomandimin e Komisionit për Integrime Evropiane për fillimin e procedurës së anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe propozimin e deputetit Arsim Rexhepi për mundësinë e vendosjes së një kopjeje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në muralet e Kuvendit të Kosovës.
Duke i shqyrtuar dy mocionet e deputetit Driton Tali, Kryesia ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet formale për procedim, por më vonë kryeparlamentarit Krasniqi i ka arritur një letër nga një deputete e Kuvendit, nëpërmjet së cilës njoftohet se e tërheq nënshkrimin e saj nga ky mocion, prandaj rezulton se mocionet në fjalë nuk do të radhiten në seancë plenare.