Lajmet e fundit
Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane udhëtuan për Zagreb
, 09.07.2008
Me ftesë të zëvendëskryetarit të Parlamentit kroat, z. Neven Mimica, Komisioni për Integrime Evropiane në përbërje të plotë, i udhëhequr nga znj. Zylfie Hundozi, kryetare e komisionit, udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Kroaci.
Vizita në Parlamentin kroat do të zgjasë nga 9-11 korrik, gjatë së cilës do të realizohen takime me udhëheqjen e këtij parlamenti dhe me komisionin homolog.
Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi dhe dialogu për çështje të ndryshme, e posaçërisht shkëmbimi i informatave lidhur me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian , si dhe për përgatitjet dhe reformat që duhet të bëhen nga parlamentet nacionale para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Realizimin e vizitës e ka mbështetur financiarisht Fondacioni gjerman “Fridrich Ebert Shtiftung”.