Lajmet e fundit

Dënohet akti terrorist në Stamboll

, 09.07.2008




Me rastin e sulmit kundër Konsullatës Amerikane në Stamboll, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ambasadores amerikane në Prishtinë, znj. Tina S. Kaidanov me këtë përmbajtje :”

E nderuara znj. Tina S. Kaidanov

Me keqardhje dhe indinjatë të thellë dëgjova lajmin për sulmin terrorist kundër Konsullatës Amerikane në Stamboll që shkaktoi edhe viktima.

Republika e Kosovës, në përputhje me politikat e saj të luftës kundër çdo forme të terrorizmit ndërkombëtar solidarizohet dhe i qëndron afër popullit Amerikan në këto momente të dhimbshme të shkaktuara nga kjo ngjarje e shëmtuar.

Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni besimin dhe konsideratën time më të lartë.

Sinqerisht i Juaji”,

Jakup Krasniqi
Kryetar i Kuvendit të Kosovës