Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi i dërgoi një telegram ngushëllimi, z. Mustafa Sarniç
, 10.07.2008
Me rastin e sulmit kundër Konsullatës Amerikane në Stamboll, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi shefit të Zyrës së Turqisë në Prishtinë, z. Mustafa Sarniç, me këtë përmbajtje” :
I nderuari z. Mustafa Sarniç,
Me keqardhje dhe indinjatë të thellë dëgjova lajmin për sulmin terrorist mbi Konsullatën Amerikane në Stamboll që shkaktoi edhe viktima.
Republika e Kosovës, në përputhje me politikat e saj të luftës kundër çdo forme të terrorizmit ndërkombëtar solidarizohet dhe i qëndron afër Turqisë mike për këtë ngjarje të dhimbshme dhe të shëmtuar të ndodhur në Stamboll.
Ju lutem, pranoni ngushëllimet e mia për jetët e humbura, si dhe besimin dhe konsideratën time më të lartë.
Sinqerisht i Juaji,
Jakup Krasniqi
Kryetar i Kuvendit të Kosovës