Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 11.07.2008




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Gani Koci, kryetari Komisionit, u shqyrtuan Raporti i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin 2007, ku ishin ftuar edhe përfaqësuesit e ZRRE-së, Raporti i Komisionit të Pavarur për Media (KPM) për vitin 2007 me rekomandimin e komisionit funksional -Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, ku ishin ftuar përfaqësues nga KPM-ja, si dhe Raporti i detajizuar financiar i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) për vitin 2007, i cili bashkë më përfaqësuesit e këtij institucioni u shqyrtua edhe në një mbledhje të mëparshme të këtij Komisioni.

Pas debatit dhe disa vërejtjeve Komisioni iu dha përkrahje këtyre raporteve për procedim të mëtejmë në Kuvendin e Kosovës.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa