Lajmet e fundit

Kryeparlamntari Krasniqi priti s Drejtor i Qendrës së OSBE-se për Parandalim të Konflikteve, Herbert Salber

, 16.07.2008




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot drejtorin e Qendrës së OSBE-se për Parandalim të Konflikteve (me seli ne Vjenë), Ambasadori Herbert Salber, i cili shoqërohej nga kryesuesi i Misionit te OSBE-se në Kosovë, Ambasadori Tim Guldimann, me të cilin ka biseduar për praninë dhe rolin në të ardhmen të Misionit të OSBE-së në Kosovë, si dhe për punën e Kuvendit të Kosovës dhe përkushtimin për të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve pakicë.

Kryeparlamentari Krasniqi ka falënderuar për mbështetjen e OSBE-së për Kuvendin e Kosovës, sidomos për mbështetjen e punës së komisioneve parlamentare, draftimin e Rregullores së Punës dhe stërvitjen e stafit të administratës së Kuvendit dhe ka shfaqur nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Ai në vazhdim ka folur për proceset që po zhvillohen në Kosovë dhe për punën e legjislativit të vendit, sidomos për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në Kosovë. “Republika e Kosovës është shtet i të drejtës, në të cilin të gjithë qytetarët e saj, pa dalim, i gëzojnë të gjitha të drejtat, sipas standardeve më të avancuara demokratike”, ka spikatur Krasniqi.

Drejtori i Qendrës së OSBE-se për Parandalim të Konflikteve, Herbert Salber, është shprehur se OBE-ja është e gatshme që ta vazhdojë misioni n e saj në Kosovë dhe është shprehur optimist se në Vjenë do të gjendet koncenzusi për vazhdimin e misionit. Ai e ka vlerësuar si shumë pozitiv rolin e OSBE-së për fuqizimin e institucioneve të Kosovës, të demokratizimit të shoqërisë në Kosovë dhe sidomos për realizimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve. Ai ka premtuar, ndërkaq, se aktivitetet e ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen nëpërmjet të zyrave të OSBE-së në terren. Ambasadori Salber ka premtuar gjithashtu se do të vazhdojë të mbështetet Kuvendi i Kosovës dhe institucionet e pavarura, të cilat i përgjigjen Kuvendit, si Ombudspersoni, Komisioni i Pavarur i Medieve, Bordi i Pavarur Mbikëqyrës, Agjencioni Antikorrupcion, etj.

Salber është zotuar se OSBE-ja do të vazhdojë ta mbështesë edhe Komisionin Qendror Zgjedhor, konform ndryshimeve kushtetuese për sa i përket organizimit të zgjedhjeve.

Në interesimet e ambasadorit Salber për arsyet e vonesës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit në Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi ka pohuar se personi në këtë post të autoritetit të lartë moral do të zgjidhet në fillim të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamntari Krasniqi priti s Drejtor i Qendrës së OSBE-se për Parandalim të Konflikteve, Herbert Salber