Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 16.07.2008
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën ishin ftuar edhe shefat e grupeve parlamentare (merrnin pjesë katër prej tyre), ka vendosur që seanca fundit e këtij sesioni të Kuvendit të mbahet më 29 korrik, si dhe ka përcaktuar rendin e punës për këtë seancë.
Si rëndom, në fillim të seancës Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës, kurse pastaj do të procedohet me projektligjet.
Për herë të parë do të shqyrtohet Projektligji për partneritetet publiko-private dhe koncesionet për sigurimin e infrastrukturës, të shërbimeve publike, si dhe procedurat për dhënien e tyre, kurse për herë të dytë do të shqyrtohet Projektligji për vula në institucionet e Republikës së Kosovës. Në të njëjtën seancë, ndërkaq, do të shqyrtohet Raporti vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2007.
Kryesia në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar kërkesën e Qeverisë për tërheqjen nga shpallja të dhjetë ligjeve për ripunim, konform realiteteve të reja në vend, të cilën e ka proceduar nëpër komisionet parlamentare përkatëse.
Në mbledhjen e sotme Kryesia e ka shqyrtuar edhe mocionin e Grupit Parlamentar të AKR-së për thirrjen në interpelancë të Ministrin e Jashtëm, Skender Hyseni, lidhur me vonimin e njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës nga vende të ndryshme të botës. Kryesia ka vendosur që ta njoftojë Qeverinë lidhur me këtë mocion për interpelancë, e cila pritet të realizohet në seancën e parë të sesionit vjeshtor.
Kryesia edhe një herë është njoftuar lidhur me problemet rreth Qendrës Administrative-Protokollare në Gërmi dhe ka vendosur që kjo çështje të jetë si pikë e veçantë e rendit të ditës edhe në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, për të gjetur një rrugëzgjidhje për problemin që po zvarritet.