Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media

, 17.07.2008




Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Esat Brajshori, në mbledhjen e sotme pikë kryesore të rendit të ditës kishte shqyrtimin e shkresës së Këshillit të Pavarur për Media (KPM), për nominimin dhe emërimin nga Kuvendi të anëtarëve në KPM.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit i kanë rekomanduar Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës formimin e komisioni ad-hoc, i cili do të bëjë zgjedhjen e katër anëtarëve për KPM-në.

Në të njëjtën mbledhje, anëtarët e Komisionit i rekomanduan Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës formimin e një komisioni ad-hoc, për zgjedhjen e një anëtari në KPM, nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka nevojitet procedurë tjetër.
Nga mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media