Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor

, 21.07.2008




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, të cilin e kryesoi kryetari z. Lulzim Zeneli, mbajti sot mbledhjen ku pika kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Projekt ligjit për organizmat e modifikuara gjenetikisht.

Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe përfaqësuesi i Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë, profesor Shukri Fetahu.

Pas shqyrtimit të këtij projektligji, anëtarët e komisionit morën vendim që projektligji të rishqyrtohet në tërësi në mbledhjen e ardhshme të komisionit me plotësime dhe rekomandime të reja të sponsorit të këtij ligji, përfaqësuesve të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe ekspertët e Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë.

Gjithashtu, anëtarët e Komisionit miratuan rekomandimin i këtij komisioni lidhur me gjendjen aktuale të pyjeve në vend që i njëjti t’i procedohet Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, që do ta shqyrtojë në një nga mbledhjet e ardhshme të Kryesisë.
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor