Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 24.07.2008
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, kanë shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-088 mbi miratimin e buxhetit të konsoliduar të Kosovës dhe shpenzimeve të autorizuara për periudhën 1 janar deri më 21 dhjetor 2008.
Në takim merrnin pjesë ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, zëvendësministri Bedri Hamza, drejtori i Buxhet, Agim Krasniqi, si dhe përfaqësues të agjencive të ndryshme buxhetore.
Sipas propozimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Buxheti i rishikuar i Kosovës do të jetë për rreth 52 milion euro më shumë se në kohën kur është miratuar (prej rreth një miliardë e 99 mijë eurosh), ndërkaq, zërat kryesor që kanë pësuar rritje janë: subvencionet për 27,8 milionë euro, investimet kapitale prej 18,7 milionë, mallrat prej 11,5 milion pagat për 7.2 milion, dhe komunalet prej 1.1 milionë euro.
Ministri Shala ka theksuar se gjatë rishikimit të Buxhetit të Kosovës janë marrë parasysh prioritetet e Qeverisë së Kosovës, gjendja e të hyrave fiskale gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, por se janë bërë edhe alokime të ndryshme brenda ministrive dhe agjencive buxhetore për të ekzekutuar më mirë dhe në afate shpenzimet e parapara buxhetore.
Zëvendësministri Hamza ka deklaruar se me rishikimin e buxhetit nuk është rrezikuar qëndrueshmëria fiskale. Ai ka shkoqitur fakte të ndryshme për ngritjet e zërave të ndryshëm brenda Buxhetit të Kosovës, si pagat për 430 arsimtarë të rinj, sigurimin e barnave nga listën esenciale, shtrenjtimin e mallrave dhe shërbimeve, inflacioni etj.
Anëtarët e Komisionit në diskutimet e tyre kanë lavdëruar punën e ministrisë gjatë përgatitjes së rishikimit të Buxhetit të Kosovës, por edhe kanë tërhequr vëmendjen për ngritjen e disa zërave, si fjala vjen subvencionimin e KEK-ut dhe mjetet shtesë për importin e energjisë elektrike, që jo vetëm ngarkojnë buxhetin e Kosovës, por edhe ndikon në mënyrë destimuluese për prodhim më të madhe vendor të energjisë elektrike dhe sidomos për inkasim të borxheve nga konsumatorët. Ky qëndrim i deputetëve zaten ishte në përputhje të plotë edhe me vërejtjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për rishikimin e Buxhetit dhe Kornizën afatmesme të shpenzimeve.
Anëtarët e Komisionit janë pajtuar që ky projektligj të shqyrtohet në parim në seancën plenare të Kuvendit dhe janë zotuar se ndërmjet shqyrtimit të parë dhe të dytë do të gjejnë kohë për të propozuar amendamentet e Komisioni për këtë projektligj.