Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi pati një takim me Shoqatën shqiptare “ Ardhmëria” nga Londra

, 30.07.2008




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, pati sot një takim me Shoqatën shqiptare “Ardhmëria” nga Londra, të kryesuar nga Lutfi Vata, drejtor i shoqatës.

U bisedua për aktivitetin e kësaj Shoqate në Londër, e cila angazhohet për edukimin e bashkatdhetarëve tanë në Londër, si dhe për ruajtjen e kulturës dhe traditës sonë kombëtare. Kryetari i Kuvendit z. Jakup Krasniqi, i dha mbështetje të plotë Shoqatës “Ardhmëria” për punën që bën kjo Shoqatë për edukimin e mërgatës sonë dhe ruajtjen e traditës, të kulturës e të gjuhës shqipe.

Kryetari i Kuvendit sugjeroi mërgatën për një bashkëpunim gjithëkombëtare në ruajtjen e vlerave kombëtare për gjithë mërgatën shqiptare në botë.

Mërgata nuk duhet të funksionojë mbi baza partiake por si një trup i vetëm, si komb, i cili din të ruaj vlerat kombëtare, u tha në takim.