Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 30.07.2008
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, kanë shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-088 mbi miratimin e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe shpenzimeve të autorizuara për periudhën 1 janar deri më 21 dhjetor 2008, si dhe kanë përgatitur amendamentet për te, të cilat do të nxirren për miratim gjatë shqyrtimit të dytë të projektligjit, në seancën e sotme, pas dite.
Në takim e sotëm të Komisionit merrnin pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, zëvendësministri Bedri Hamza, drejtori i Buxhet, Agim Krasniqi, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi. Drejtuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave i kanë dhënë sqarimet e nevojshme për kërkesat e agjencive të ndryshme buxhetore, gjatë rishikimit të Buxhetit të Kosovës, si dhe kanë shprehur qëndrimin e Ministrisë për propozimet e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me disa zëra të veçantë në Buxhetin e Rishikuar të Kosovës.