Lajmet e fundit

Dy seanca në të njëjtën ditë

, 30.07.2008




Në ditën e dytë të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, deputetët shqyrtuar për here të parë Projektligjin për partneritetet publiko-privat dhe koncesionet për sigurimin e infrastrukturës së shërbimeve publike dhe procedurat për dhënien e tyre, të cilin para deputetëve e ka prezantuar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala. Pas shprehjes së qëndrimeve të shefave të grupeve parlamentare, por edhe të deputetëve të tjerë të shumtë, ky projektligj edhe e është miratuar në parim.

Në të njëjtën séance është shqyrtuar për here të dytë i Projektligji për vula në institucionet e Republikës së Kosovës, i miratuar gjithashtu me shumicë votash.

Gjatë shqyrtimit të Rekomandimit të Organit të pavarur përzgjedhës për emërimin e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka pasur debat të gjerë të deputetëve, lidhur me cilësitë profesionale të kandidatëve dhe për partishmërinë e tyre, por në fund, me shumicë votash, janë zgjedhur anëtarë të OShP-së:
1. Hysni Hoxha, 
2. Tefik Sylejmani,
3. Demë Kekaj,
4. Baki Krasniqi dhe  
5. Ekrem Salihu.

Deputetët e kanë shqyrtuar, kurse pas debatit edhe e kanë miratuar Raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2007.

Seanca ka tumirë kërkesën e Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e (dhjetë) ligjeve nga procedura e shpalljes, si dhe kërkesën e grupeve parlamentare të Kuvendit për procedimin e (gjashtëmbëdhjetë) ligjeve të pashpallura në rishqyrtim në komisionet parlamentare.

Në orën 16:30, ka filluar, ndërkaq, një seancë e re e Kuvendit të Kosovës në të cilën është shqyrtuar për herë të dytë dhe është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L08 për miratimin e Buxhetit të Kosovës dhe shpenzimet e autorizuara për periudhën prej 1 janari deri më 31 dhjetor 2008.
Dy seanca në të njëjtën ditë