Lajmet e fundit
Kryeparlamntari Krasniqi priti ambasadorin hungarez në Prishtinë, Zoltan Imecz
, 31.07.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot ambasadorin e Ambasadës Hungareze në Prishtinë, Zoltan Imecz, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.
Kryeparlamentari Krasniqi e ka falënderuar ambasadorin Imecz për mbështetjen e Hungarisë për zhvillimin e proceseve në Kosovës dhe sidomos për njohjen e shpejtë të shtetit të pavarur të Kosovës. Ai e ka vlerësuar kontributin e Hungarisë, si vend i Bashkimit Evropian, për mbështetjen e Kosovës për një afirmim më të shpejtë ndërkombëtar dhe sidomos për zhvillim më të përshpejtuar ekonomik të vendit tonë.
Ambasadori hungarez në Prishtinë, Zoltan Imecz, i cili i ka sjell kreut të Kuvendit të Kosovës letrën e kryetares së Parlamentit të Hungarisë, Dr.Katalin Szili, me mesazhe mbështetjeje për Kosovën dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, ka theksuar se bashkëpunimi fillimisht do të shtrihet ndërmjet komisioneve parlamentare, duke u zgjeruar pastaj edhe me kontakte të tjera, deri edhe në këmbim vizitash të kryetarëve të dy parlamenteve . Ai ka pohuar vullnetin e Hungarisë për ta mbështetur Kosovën në zhvillimin e bujqësisë dhe të privatizimit, duke ofruar edhe projekte konkrete në këtë lëmë. Diplomati hungarez ka konfirmuar donacionin prej 400 mijë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe rinovimin e objekteve historike dhe kulturore në Kosovë, si dhe po aq mjete financiare për përgatitjen e certifikatave të lindjes për qytetarët e Kosovës. Në bashkëpunim me Universitetin Qendror të Budapestit dhe SOROS-in, do të realizojmë edhe një projekt për trajnimin e kuadrit lëmesëm të Qeverisë së Kosovës dhe të OJQ-ve, ka pohuar Imecz.
Në funksion të mbarëvajtjes së bashkëpunimit, Ambasada e Hungarisë në Prishtinë do ta emërojë një përgjegjës për kontakte të rregullta me Kuvendin e Kosovës, të cilën nismë e ka mirëpritur kryeparlamentari Krasniqi.