Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së pasaportave të para, në komunën e Gjilanit
, 31.07.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së pasaportave të para për qytetarët e komunës së Gjilanit.
Në këtë ceremoni rasti, në të cilën merrnin pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe qytetarë të shumtë, kryeparlamentari Krasniqi ka theksuar se pasaporta e re nuk është vetëm identitet i personit që e merr, por është edhe identitet i shteti të Kosovës, për të cilin kanë sakrifikuar sa e sa gjenerata.