Lajmet e fundit
Delegacioni i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri u takua me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Fehmi Mujota
, 12.08.2008
Një delegacion i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Rrustem Mustafa, Kryetar i Komisionit, kishte një takim me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Fehmi Mujota. Temë qendrore e këtij takimi ishte njohja me procesin e konsolidimit të Ministrisë dhe proceset aktuale që lidhen me aktivitetet e saj.
Me këtë rast u tha se me ndërtimin e institucioneve të reja po kompletohet arkitektura e sigurisë në Kosovë, gjithnjë të vetëdijshëm se ky proces, do të ketë mjaft sfida. Në këtë frymë u tha se një nga sfidat më të mëdha është procesi i shpërbërjes së TMK-së. TMK-ja për shumë vite ka qenë institucion kyç në Kosovë, ndaj ky proces duhet të menaxhohet mirë. Duke u angazhuar në këtë proces të gjitha organizmat përkatëse , besohet se do të arrihen rezultate të duhura.
Duke folur për objektivat e Ministrisë, ministri Fehmi Mujota theksoi se kjo ministri gëzon përkrahje nga instancat relevante vendëse dhe ndërkombëtare. Ndërkaq, në vijim ai tha se roli i Komisionit Parlamentar është shumë i rëndësishëm në këto zhvillime.
Kryetari i Komisionit dhe anëtarët tjerë theksuan mbështetjen e plotë të Komisionit në angazhimet që e presin Forcën e Sigurisë së Kosovës.