Lajmet e fundit

Sqarim i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

, 15.08.2008




Në artikullin “Ministër , shko te shpia”, të botuar në gazetën “Express” të Prishtinës të 14 gushtit 2008, Kryesia e Kuvendit të Kosovës vëren se është bërë një gabim. Aty zihet në gojë një person me emrin Sllobodan Petroviç, që është përfshirë në punë të pahijshme, për të cilin, në këtë artikull të kësaj gazete, gabimisht thuhet se ai është kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, e cila edhe udhëheq Ministrinë e Kthimit të Qeverisë së Kosovës . Lidhur me këtë, Kryesia e Kuvendit të Kosovës njofton opinionin e gjerë se personi për të cilin bëhet fjalë në këtë artikull, nuk ka të bëjë me anëtarin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviç, i cili është njëherësh edhe kryetar i Partisë së Pavarur Liberale , por është dikush tjetër me të njëjtin emër.