Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi po merr pjesë në Konventën e Partisë Demokratike në SHBA

, 25.08.2008




Në kuadër të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi në SHBA, dje, kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në Konventën e Partisë Demokratike.

Kryeparlamentari Krasniqi , në kuadër të aktiviteteve të tij, kishte takime edhe me kryetaren e Kongresit Amerikan, Nensi Pellosi, si dhe me ish-sekretaren e shtetit Medlin Ollbrajt . Takime të veçanta kryeparlamentari Krasniqi pati edhe me kryetarët e parlamenteve të Bolivisë, Bosnjë-Hercegovinës, Bullgarisë, Gjeorgjisë, Nigerisë, Ekuadorit, Guines Bisao, Haitit , Jordanisë, Senegalit, Liberisë dhe të Parlamentit të shtetit Niger . Në këto takime kryeparlamentari Krasniqi i njoftoi homologët me proceset aktuale politike në Kosovë, duke shtruar edhe kërkesën për njohje të shtetit të pavarur të Kosovës nga ana e këtyre shteteve.

Kryeparlamentari Krasniqi edhe sot është duke marrë pjesë në Konventën e Partisë Demokratike në SHBA.