Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi takohet me ambasadoren Rozmari di Karlo
, 30.08.2008
Në kuadër të vizitës në SHBA, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, bashkë me anëtarin e Kryesisë së Kuvendit, Sllobodan Petroviqin, u pritën në një takim nga zëvendësshefja e SHBA-së në Misionin e OKB-së, ambasadoren Rozmari di Karlo. Me këtë rast kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i bëri një rezyme proceseve aktuale politike në Kosovë. Në këtë frymë, ai theksoi se që nga 17 shkurti në Kosovë kanë ndodhur ndryshime të mëdha pozitive, sidomos në lëmin e legjislacionit, përkatësisht aprovimi i ligjeve nga Pakoja e Ahtisarit , pastaj të simboleve shtetërore të Kosovës etj. Tani është në proces rikonfigurimi i Misionit të OKB-së në Kosovë, ndërsa deri në tetor pritet që EULEX-i të shtrihet në tërë territorin e Kosovës. Siguria në Kosovë është stabile, pos në veri, ku nuk ka stabilitet ashtu si dëshirojmë. Me shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës, theksoi kryeparlamentari Krasniqi, presim që situata të stabilizohet edhe në veri.
Qëllimi i institucioneve të Kosovës, tha në vijim kryeparlamentari Krasniqi, është vazhdimi njohjes së pavarësisë së Kosovës edhe nga shtetet tjetra të botës dhe anëtarësimi në OKB. Përkitazi me çështjen e bisedave më Serbinë, ai theksoi se me Serbinë do të bisedojmë vetëm për çështje teknike. Serbia nuk është e gatshme të angazhohet për të mirën e serbëve të Kosovës, theksoi z. Krasniqi.
Gjatë këtij takimi Sllobodan Petroviqi theksoi se kemi probleme me institucionet paralele që financohen nga Serbia. Ne presim që sa më parë kjo të ndërpritet dhe të fillojë procesi i decentralizimit. Për komunitetin serb në Kosovë problem është çështja e zhvillimit ekonomik, duke ditur se këtu mbretëron papunësi e madhe.
Rozmari di Karlo falënderoi kryeparlamentarin Krasniqi dhe anëtarin e Kryesisë, Petroviq, për këtë vizitë, duke i përgëzuar institucionet e Kosovës për të arriturat e tyre. Gjithashtu, ajo përshëndeti edhe emërimin e ambasadorëve në OKB dhe në Uashington.
Kryeparlamentari Krasniqi e falënderoi z. Di Karlo për tërë kontributin e saj në zhvillimet pozitive në Kosovë, si dhe e përgëzoi për postin e ri të saj në OKB.
Pritet që kryeparlamentari Krasniqi, sot, të takohet edhe me komunitetin e shqiptarëve në SHBA.