Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi uron nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor
, 01.09.2008
Me rastin e fillimit të vitit të ri mësimor 2008-2009, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi, ua uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve 1 shtatorin, ditën e fillimit të procesit mësimor në Kosovë. “Pasi ky vit veçohet nga të tjerët, si vit i parë mësimor , që fillon në Kosovën e pavarur, dëshiroj që të kemi një qasje tjetër në dije, duke krijuar kushte sa më të mira për fëmijët tanë dhe duke dëshiruar ngritje të cilësisë në arsim. Perspektiva e vendit tonë është investimi në dije dhe edukim. Shëndet dhe punë të mbarë !”, theksohet në telegramin e kryeparlamentarit Krasniqi.