Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi përgëzon Myftiun Naim Tërnava

, 01.09.2008




Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame në Kosovë, Myftiut Naim Tërnava, me këtë përmbajtje

:”I nderuar z. Naim Tërnava

Kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim personal dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, t' ju uroj Juve dhe besimtarëve të fesë islame, muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e rahmetit. Të shfrytëzojmë këtë muaj për paqe, tolerancë dhe mirëkuptim mes popullit tonë, pa dallim feje e kombi.

Populli ynë gjithmonë ka qenë shembull i tolerancës ndërfetare në Kosovë. Shpresoj që edhe në të ardhmen vendi ynë të jetë shembull i mirëkuptimit dhe tolerancës fetare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Gëzuar festa e Ramazanit, ju uroj agjërim të lehtë !, theksohet në telegramin e kryeparlamentarit Krasniqi.