Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi u prit nga zvëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Jones
, 04.09.2008
Në kuadër të vizitës në SHBA, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, bashkë me anëtarin e Kryesisë së Kuvendit, Sllobodan Petroviqin, është pritur sot nga zvëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Stuart Jones, me të cilin ka biseduar lidhur me situatën politike dhe ekonomike në Kosovë.
Kryeparlamentari Krasniqi, pasi e ka uruar z. Jones për detyrën e re, e ka njoftuar diplomatin e lartë amerikan për zhvillimet në Kosovë pas 17 shkurtit, kur Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit. Ai ka folur për veprimet shtetformuese të Kosovës, si: miratimi i Kushtetutës, i simboleve shtetërore dhe i korpusit të ligjeve që burojnë nga Plani i Ahtisarit.
Krasniqi, duke falënderuar mbështetjen amerikane prej 400 milionë dollarësh në Konferencën e donatorëve për Kosovën, ka theksuar se ekonomia e Kosovës ka nevojë për mbështetje të bashkësisë ndërkombëtare në rrugën e saj të përtëritjes, duke shfaqur shpresën për mbështetjen ekonomike nga SHBA-të. Ndër përparësitë e Kosovës për tërheqjen e investitorëve të huaj Krasniqi ka përmendur resurset natyrore të Kosovës dhe fuqinë e lirë punëtore.
Zvëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Stuart Jones, duke vlerësuar të arriturat e Kosovës në planin e forcimit të demokracisë dhe kontributin e saj për paqe e stabilitet në rajon, ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së Kosovës dhe të institucioneve të saj.
Në fund të vizitës së vizitës në SHBA-të, kryeparlaentari Krasniqi dhe anëtari i Kryesisë, Petroviq, do të kenë një intervistë me mediet ndërkombëtare në OKB.
Delegacioni parlamentar i Kosovës kthehet të premten pas dite nga vizita në SHBA.