Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 04.09.2008
Raporti i përkohshëm i buxhetit të Kosovës për gjashtëmujorin e vitit 2008 përbën një hap cilësor për nga përgatitja dhe strukturimi, ai i përmbahet standardeve bashkëkohore në këtë lëmë. Ky ishte një nga konstatimet më thelbësore të mbledhjes së sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës , të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, me rastin e shqyrtimit të Raportit të përkohshëm të buxhetit për gjashtëmujorin e vitit 2008. Një pasqyrë të buxhetit të këtij gjashtëmujori para të pranishmëve e paraqiti Bedri Hamza, zëvendës i ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, i cili theksoi se të hyrat e buxhetit të Kosovës po shënojnë një performansë mjaft të mirë në krahasim me vitin e kaluar. Kështu, investimet kapitale janë 54 për qind më të larta se sa në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Ndërkaq, duke folur për strukturën e buxhetit, ai theksoi se edhe më tutje doganat marrin pjesë me 64, 3 për qind të të hyrave. Në mbledhje u tha se po shënohen ulje në shpenzime dhe shërbime, ashtu si kishte premtuar Qeveria e Kosovës, por ka hapësirë që në këtë aspekt të punohet edhe më. Në debatin e gjerë të Komisionit u theksua kërkesa që mjetet e parapara për investime të realizohen në tërësi dhe mos të lejohet suficit në këtë segment.
Pas debatit, Komisioni përkrahu këtë Raport për procedim të mëtejmë në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Në vijim Komisioni shqyrtoi kërkesën e Zyrës së Auditorit Gjeneral nr. 351 për rishqyrtim të koeficienteve të punonjësve të kësaj zyre. Lidhur me këtë u tha se me rishikimin e Buxhetit të Kosovës nga ana e Kuvendit të Kosovës është aprovuar buxheti për këtë zyrë, përkatësisht ai ka hyrë në kornizën ligjore të buxhetit, ndaj nuk shihej e nevojshme të merret ndonjë vendim tjetër, pos që vendimi i Kuvendit të zbatohet. Në këtë kuadër , kjo zyrë duhet të zgjidhë kontestet rreth koeficienteve bashkë me ministritë përkatëse për këtë çështje .