Lajmet e fundit

Kryetari i komisionit për Legjislacion, Hyseni pati një takim me përfaqësuesin e GTZ-së, z. Lathar Jahn

, 04.09.2008




Përfaqësuesi i organizatës gjermane GTZ, Lathar Jahn, pasi e ka njoftuar z. Hyseni për qëllimin e vizitës së tij në Kosovë, ka theksuar se është i interesuar të dijë se në cilat fusha ky komision ka nevoje për mbështetje dhe tha se GTZ do të bëjë një raport që do t’ia prezantojë Qeverisë së Gjermanisë dhe se ky raport do të përfshijë mundësin për: trajnimin e anëtarëve dhe të stafit mbështetës të komisionit, mbështetjen për themelimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe hartimin e legjislacionit.

Ai ishte i interesuar te dijë diçka më shumë rreth situatës së legjislacionit në Kosovë, mënyrën e procedimit të ligjeve, problemet që i ka komisioni, ligjet që janë në shqyrtim tani në komision, si dhe bashkëpunimin me ekspertët, organizatat që e mbështesin komisionin etj.

Kryetari i komisionit, z.Bahri Hyseni falënderoi z.Lathar Jahn për gatishmërinë e GTZ-së për ta mbështetur komisionin. Ai tha se Kosova është përballur me një legjislacion heterogjen dhe ky problem ekziston edhe tash. Në vazhdim ai ka pohuar se Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi ka pasur sfida të shumta pasi që për një periudhe shumë te shkurtër ka pasur për shqyrtim një numër shumë të madh të ligjeve, me gjithë mungesën e stafit mbështetës dhe pa mundësi angazhimi të ekspertëve. Hyseni ka theksuar se tani komisioni ka marr për obligim të bëjë edhe mbikëqyrjen se si po zbatohen ligjet, për shqyrtimin e të cilave ky komision ka qenë komision funksional.

Hyseni e ka njoftuar përfaqësuesin e GTZ-së me rrjedhën e punës në komision me mënyrën e procedimit të ligjeve dhe mbledhjet e hapura për publikun. Ai ka pohuar se për mbledhjen e radhës së komisionit janë në shqyrtim gjashtë ligje që janë kthyer nga PSSP-ja të pa nënshkruara dhe se tani këto ligje duhet të procedohen përsëri nga komisioni. Ai ka vlerësuar bashkëpunim e mirë me organizatat që e mbështesin, sidomos me USAID-in, NDI-në dhe OSBE–në. duke theksuar se komisioni është i gatshëm të pranojë bashkëpunim me secilën organizatë që ka gatishmëri për përkrahje dhe ndihmë këtij komisioni.

Kryetari i komisionit, Hyseni, falënderoi GTZ-në dhe z.Lathar Jahn dhe tha se do të jeni të mirëseardhur për bashkëpunim nga ana e komisionit.

Z.Lathar Jahn, në fund tha se i janë sqaruare mjaft mirë punët dhe angazhimet e këtij komisioni dhe sfidat me të cilat përballet, dhe falënderoi kryetarin e komisionit z.Bahri Hysenin për këto njoftime. Ai tha se do të bëjë një raport që do t’ia paraqesë Qeverisë Gjermane, duke përfshirë në të gjitha ato çka ju keni nevoje për mbështetje, e cila duhet të fillojë të realizohet në muajin mars të vitit 2009.