Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasnqi priti ambasadorin Holbrooke
, 08.09.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot ish–të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin, ambasadorin Richard Holbrooke, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së vendit, me theks të veçantë për hapat e ndërmarrë nga institucionet e Kosovës për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve.
Kryeparlamentari Krasniqi e ka falënderuar ambasadorin Holbrooke për gjithë angazhimin e tij diplomatik për çështjen e Kosovës, duke e quajtur një mik të madh të popullit të Kosovës, i angazhuar një kohë të gjatë në proceset që janë zhvilluar në Kosovës. Ai ka shfaqur shpresën se ambasadori Holbrooke do të jetë i angazhuar në rrethana të reja në aktivitetet e tij diplomatike për Kosovën dhe rreth saj.
Ish–i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin, ambasadori Richard Holbrooke, e ka vlerësuar tepër të rëndësishme mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në Kosovës, duke theksuar se kjo ka qenë edhe çështja kryesore në të gjitha bisedimet për Kosovën, që nga 1999 e deri në shpalljen e pavarësisë së vendit. Ai, ndërkaq, e ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për punën e bërë për mbrojtjen e minoriteteve.
Ambasadori Holbrooke u ka deklaruar gazetarëve pas takimit se mezi e pret ditën e nesërme, kur do tu drejtohet me një fjalë rasti deputetëve, në seancën solemne që mbahet për nder të vizitës së tij në Kosovë dhe angazhimeve për vendin tonë.