Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi u takua me shefen e Zyrës së Suedisë në Prishtinë, znj. Ann-Sofie Nilsson

, 09.09.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim lamtumirës me shefen e Zyrës së Suedisë në Prishtinë, znj. Ann-Sofie Nilsson. Temë themelore e këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Suedisë. Në këtë frymë znj. Ann-Sofie Nilsson theksoi se Suedia ka qenë dhe do të jetë partnere e Kosovës. Këtyre lidhjeve iu jep shtysë edhe diaspora shqiptare në këtë shtet. Znj. Nilsson theksoi se edhe kur të kthehet në Suedi do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Suedisë, pra edhe ndërmjet parlamenteve të këtyre dy vendeve. Ajo në vijim theksoi se duhet të krenoheni me shkallën e përfshirjes së femrave në jetën parlamentare, që është më e mira ndër parlamentet e Rajonit.

Kryeparlamentari Krasniqi me këtë rast falënderoi shefen e deritashme nga Zyra e Suedisë për angazhimet e saj të pakursyera për krijimin e raporteve sa më të mira ndërmjet Kosovës dhe Suedisë. Angazhimi i znj. Nilsson vlerësohet lart edhe në aspektin e thellimit të proceseve demokratike në Kosovë. Në këtë vështrim iu shpreh mirënjohje nga kryeparlamentari, si znj.Nilsson, ashtu edhe mbarë shtetit suedez.
Kryeparlamentari Krasniqi u takua me shefen e Zyrës së Suedisë në  Prishtinë, znj. Ann-Sofie Nilsson