Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 09.09.2008
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare ka përcaktuar rendin e ditës për dy seancat e para të sesionit vjeshtor të Kuvendit.
Në seancën e 18 shtatorit, ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, do të paraqitet në interpelancë, sipas kërkesës së AKR-së. Në fillim të seancës, ndërkaq, kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës, kurse pastaj do të vazhdohet me shqyrtimin e projektligjeve. Për herë të parë do të shqyrtohen: Projektligji për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës në bashkëpronësi, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 02/L-20 për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit, si dhe Projektligji për presidentin e Republikës së Kosovës. Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohet Projektligji për ndërmjetësim.
Në të njëjtën seancë deputetët do të shqyrtojnë vendimin e kryeministrit për emërimin e z. Fehmi Mujota ministër të Forcës së Sigurisë, si dhe kërkesën Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në seancën vijuese, më 19 shtator, do të shqyrtohet Raporti për shpenzimet buxhetore për gjashtëmujorin e parë të vitit 2008, Raporti i RTK-së për vitin 2007 dhe ai i KPM-së për të njëjtin vit.
Temë shqyrtimi e seancës do të jetë edhe propozimvendimi për formimin e Komisionit Parlamentar Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës.
Kryesia në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar Raportin për shpenzimet buxhetore për tremujorin e parë dhe të dytë të Kuvendit për vitin 2008, rekomandimin e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale që të kërkohet nga Qeveria deklarata për implikimet buxhetore në Projektligjin për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe kërkesën e Agjencisë Kundër Korrupsionit për marrjen e masave administrative ndaj zyrtarëve të lartë, si dhe kërkesa e rekomandime të tjera të komisioneve parlamentare e të deputetëve të veçantë.