Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti z. Muhsin Yazicioglu, kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë në mes të Turqisë dhe Kosovës dhe deputet në Parlamentin e Turqisë
, 09.09.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u takua sot me kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë në mes të Turqisë dhe Kosovës, si dhe kryetar i partisë “ Buyuk Birlik Partisi”, z.Muhsin Yazicioglu. Në fillim të takimit z. Muhsin Yazicioglu e përgëzoi kryeparlamentarin Krasniqi për pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se entuziazmi për pavarësinë ishte i përbashkët. Ndërkaq, ai në vijim e njoftoi kryeparlamentarin Krasniqi për formimin e Grupit Parlamentar të Miqësisë në mes të Turqisë dhe Kosovës. Në këtë frymë, Yazicioglu theksoi se Turqia është angazhuar dhe do të angazhohet për njohjen sa më të gjerë të Kosovës nga ana e shteteve. Kemi pasur takime me ambasadorë të shteteve të Lindjes së Mesme dhe kemi kërkuar nga këto shtete njohjen e pavarësisë së Kosovës. Si grup parlamentar planifikojmë të vizitojmë këto shtete për të shtruar sërish njohjen e pavarësisë.
Duke folur për segmente të tjera të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë , Yazicioglu tha se ne inkurajojmë bizneset turke për të investuar në Kosovë. TIKA, që tashmë është duke vepruar në Kosovë, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për restaurimin e monumenteve në Kosovë . Po kështu ka angazhime për ndërtimin e një universiteti turk në Kosovë , si dhe të një spitali.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi i shfaqi mirënjohje shtetit turk për mbështetjen politike dhe ekonomike që i ofron Kosovës, si dhe për mbështetjen që i dha luftës çlirimtare në Kosovë. Njëherësh, ai falënderoi z. Yazicioglu për formimin e Grupit Parlamentar të Miqësisë në mes të Turqisë dhe Kosovës. Kryeparlamentari Krasniqi shtroi nevojën që ku Grup të shfrytëzojë edhe më tutje autoritetin e vet te shtetet islamike për të njohur pavarësinë e Kosovës, jo vetëm pse në Kosovë, jeton popullsia shumicë myslimane, por pse në Kosovë, Serbia në vazhdimësi, ashtu si edhe në luftën e fundit, ka ushtruar gjenocid ndaj popullit shqiptar. Në vazhdim kryeparlamentari Krasniqi u zotua se do të krijohen kushte e hapësira për të investuar bizneset turke në Kosovë, duke ditur se investimet e reja janë të mirëseardhura.. Ndërkaq, në vijim, ai çmoi kontributin e kolegjit turk “Mehmet Akif” në Kosovë, për përgatitjen e kuadrove të reja në vendin tonë.