Lajmet e fundit
Nga seanca solemne e Kuvendit të Kosovës
, 09.09.2008
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe mysafirët e shumtë,vendorë e ndërkombëtarë, me duartrokitje pritën hyrjen në sallën e Kuvendit të ish-të dërguarit të SHBA-ve për Ballkanin, ambasadorin Richard Holbrooke
Ambasadori Holbrooke shpalljen e pavarësisë së Kosovës e ka quajtur veprim të drejtë dhe të mençur, kurse anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO - domosdoshmëri për zhvillimin e vendit.
Në vazhdim i publikojmë fjalën përshëndetëse të kryeparlamentarit Krasniqi dhe fjalën e ambasadorit Holbrooke.