Lajmet e fundit
Fjala e ambasadorit Richard Holbrooke
, 09.09.2008
(përkthim i paautorizuar i fjalës së ambasadorit Holbrooke)
Është nder i madh për mua. Kur zbrita nga aeroplani thashë se po vija në një vend ku kam qenë më herët. Në njëfarë forme ishte hera e parë. Kam qenë këtu para dhjetë vjetëve kur ishte epoka e Serbisë, dikush mund të thotë Prishtina e Sllobës. Ju po jetonin nën presion dhe rebelimi ishte në ajër. Fola me Ibrahim Rugovën dhe liderët e tjerë. Qyteti ishte i zymtë, në depresion dhe i shtypës dhe kishte një frikë për dëshpërimi këtu. Shkova në Beograd të diskutoj krizën që po rritej, ta paralajmërojë Milosheviqin për pasojat. Në një nga udhëtimet e mia takova një lider të ri gueril me emrin Hashim Thaci Çfarë kënaqësi është ta shoh atë sot këtu si kryeministër tuajin.
Rreth 140000 shqiptarë kishin ikur në pyje në verë dhe vjeshtë 19998 dhe unë si i dërguar i Klintonit duhej të negocioja për kthimin e tyre dhe për ardhjen e Kosovës të KVM-së që ishte i paarmatosur. Ne e dinim se marrëveshja e negociuar e 1998 nuk do zgjaste po do na jepte kohë të fitojmë një qëndrim të unifikuar të aleatëve. Ato ditë bota ishte fokusuar në këtë rajon sikur sot që është e fokusuar në Gjeorgjia por pas masakrës së forcave serbe të sigurisë ndaj shqiptarëve ne Raçak u bë e qartë se ne kemi hyrë në një krizë finale. Në Rambouillet, pas saj, unë shkova me një ultimatum për Millosheviqin. Hera e fundit në jetim time që e pash atë ishte në mars të vitit 1999 kur në emër të Klintonit ia dhashë atij ultimatumin dhe i thash: nëse nuk e pranon qëndrimin tonë në dhënien Kosovës mundësinë të qeverisë veten, pasojat tona do të jenë të ashpra. Qëndruam gjatë në një pallat në Beograd të mrekullueshëm që ai e kishte bërë si shtab dhe tha se nuk mund të bëj gjë. Unë i thashë: mirë, unë po iki tash dhe kjo ishte hera e fundit që e pash. Kujtoj se fjalët e tija të fundit ndaj meje ishin a do të shoh më e unë i thash kjo varet nga ti në disa orët e ardhshme.
Siç e dini, sapo që aeroplani im mbërriti në Budapest NATO, filloi bombardimet për 78 ditë. Në fund të saj ne erdhëm me rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Kështu u ktheva prapë në Prishtinë ndërmjet 1999 dhe vitit të kaluar dikur që bëra shumë. Këtë herë vizitova një Prishtinë tjetër, atë të OKB-së. Mendoj se OKB ka bërë një punë të mirë këtu, bëri atë që ka qenë dashur ta bëjë. Ju shkëputi në mënyrë permanente nga kontrolli i Beorgadit dhe ata e udhëhoqën Kosovën në baza të përkohshme, përderisa ju ndihmoi t’i themeloni institucionet tuaja. Por shtatë vjet janë shumë për një mision të tillë. Sipas meje, kjo liri që tashti e keni, ka qenë dashur t’ju jepej 3-4 vjet më parë. Besoj se do të kishte tranzicion më të lehtë nëse ajo do ngjante më herët, por SHBA-ja dhe BE-ja ecën shumë ngadalë. Më 2005 ai proces filloi përnjëmend. Erdhi plani i Ahtisaarit që rusët morën pjesë ne hartimin e tij por vendimi për pavarësi...
Ju kishit plotësisht të drejtë ta bëni atë. Kur rusët e krahasojnë veprimin tuaj me atë në Oseti e Abkazi, ata po bëjnë krahasim fals. Vendimi juaj i mençur dhe i guximshëm për ta shpallur pavarësinë ka qenë pak a shumë i ngjashëm me shpirtin e deklaratës sonë të pavarësisë më 4 korrik 1776. Ju uroj për këtë. Kjo më mundëson mua që për herë të parë të flas para juve ne trollin e një vendi të lirë dhe të pavarur. Është një trill i jashtëzakonshëm për mua të jem këtu në këto rrethana, pasi që ju kam parë të luftoni për dhjetë vjet për diçka që ka qenë e drejtë juaja për më tepër se 6 shekuj. Ju po bëni historinë në këtë sallë. Herën e fundit kur isha këtu me Kushnerin. Kjo është demokraci në veprim. I uroj të gjithë, Keni bërë punë të mrekullueshme.
Bota brengosej për një konflikt etnik ndërmjet komuniteteve. NATO u mobilizua për telashe dhe nuk ndodhi gjë. Merita ju takon të gjithëve për këtë përgjegjësi dhe durim. Kjo u tregoi pakicave veçanërisht serbëve se ata mund të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre. Jam në dijeni për situatën në veri të Ibrit që ende nuk është zgjidhur sipas qejfit tuaj dhe unë pajtohem me ju.
Gjëja e parë duhet të jetë lajmi i mirë. Bota nuk po flet për ju se nuk ndodhi kriza. Nëse nuk jeni në ballina kjo është lajm i mirë. Ju uroj për mençurinë, më të cilën arritët ta ruani situatën.
46 vende, shumë më shumë se gjysma e GDP-së botërore. Rusia po bën fushatë kundër jush. Do keni me tepër. Jam i bindur se do fitoni më tepër gjatë Asamblesë parlamentare. Shpresoj se vendet në OIC dhe Liga Araba do t’ju njohin. Shpresoj që mbi të gjitha Maqedonia dhe Mali i Zi t’ju njohin së shpejti. Nuk kam fije dyshimi se numrat do shtohen, pavarësisht vendimit të ICC-së. PO çfarë vendimi mund të marrë ai pos të riafirmojë vendimin tuaj ose të refuzojë të marrë vendim. Ata nuk mund të thonë se çfarë keni bërë ju duhet të kthehet mbrapa. Jam i bindur se IIC-ja është një çështje e menaxhueshme për ju.
Le ta dinë të gjithë e këtu dhe në botë se nuk ka kurrfarë lidhje mes asaj që keni bërë ju të hiqni qafe një regjim shtypës diktator dhe çfarë ata kanë bërë në rrëzimin e një regjimi demokratik të zgjedhur në mënyrë demokratike. Millosheviqi i Serbisë ka shtypur për një kohë të gjatë shqiptarët, ka bërë luftë dhe pastrim etnik përgjatë gjithë ish Jugosllavisë. Gjeorgjianët përfunduan si viktimat më të mëdha të pastrimit etnik në Abhazi më 1990 dhe prapë në Osetinë Jugore, muajin e kaluar. Presidenti Shakashvilli është president i zgjedhur në mënyrë demokratike. Pasi MIlosheviqi iku nga Kosova më 1999, roli kryesor i OKB-së dhe NATO-s ishte të mbrojë serbët dhe trashëgiminë e tyre fetare, fuqitë perëndimore investuan vite të tëra për Kosovën që kulmuan me planin e Ahtisaarit, të refuzuar nga rusët.
Ju kërkoj të fokusoheni në situatën tuaj ekonomike. Jeni në një situatë jo të mirë ekonomike dhe kjo është armiku juaj. Askush nuk mund t’ju prek më politikisht.Për herë të parë ju jeni të pavarur në histori dhe kjo është e pakthyeshme. Kjo nuk mund të zhbëhet çfarë keni bërë, por ekonomia është e fragole. Tokat janë të bllokuara, një pjesë e tokës suaj ndodhet jashtë kontrollit tuaj, pasuritë natyrore nuk po shfrytëzohen. Ju duhet një rrejt i ri transporti, ju keni nevojë për krijim të vendeve të punës ... ju duhet të bëheni pjesë e njëfarë tregu të përbashkët të Ballkanit Perëndimor. Për ta arritur këtë ju duhet të leni mënjanë inatet politike dhe të punoni së bashku në një mastert plan ekonomik që do t'i përfshinte të gjithë. Është me rëndësi që të punoni për këtë, sistematikisht.
BE-ja. E ardhmja juaj është në BE. Nëse nuk i bashkoheni BE-së për dhjetë vjet ju gjithmonë do të jeni të izoluar. Për shkak të natyrës së historisë suaj, për shkak se keni qenë dashur të luftoni për gjithçka, gjithmonë, njerëzit në vendin tuaj kanë tendencë të mendojnë shortterm për problemet e sotshme ose të nesërme. BE-ja është një projekt afatgjatë kërkon shumë punë. Duhen mijëra dokumente. Është shumë më vështirë sesa t'i bashkoheni NATO-s. NATO-ja do kohë por unë shpresoj se ju do bëheni pjesë e NATO-s, herët ose vonë por BE-ja është shumë më e rëndësishme për ju. SHBA nuk është anëtar i BE-së, ka vetë njëfarë ndikim anësor aty.
Ju rekomandoj që ta ven si qëllim për vendin tuaj anëtarësimin në BE për më pak se dhjetë vjet. Kjo mund t’ju duket gjatë, por mendoni ku ishit dhjetë vjet më parë: të shtypur nga autoritetet e Beogradit, njerëzve po u mohoheshin të drejtat...
Do doja të kthehem këtu pas dhjetë vjetëve dhe t'u flas anëtarëve të një vendi anëtar të BE-së. Nëse ndodh për më pak se dhjetë vjet është OK, por nëse është dhjetë vjet duhet të filloni tash. BE duhet të jetë shumë e kujdesshme se çfarë po bën me fqinjët tuaj. BE po fillon MSA–në me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Unë jam që të gjitha vendet e rajonit t'i bashkohen BE-së, por jam kritik që procesi të mos e lejë Serbinë brenda, përpos nëse Serbia pranon kufijtë tuaj ndërkombëtarë, para se bëhet pjesë e BE-së dhe pajtohet se kur të bëhet pjesë e BE-së nuk do të shfrytëzojë të drejtën e vetos ndaj jush. Nëse Serbia i bashkohet nuk duhet të bashkohet me fuqinë që ta bllokojë . Ideale do të ishte që ju të hyni të gjithë së bashku në BE. E di se kjo është një agjendë ambicioze, por ju keni aaritur gjëra të mëdha për vendin tuaj në pak muaj, e keni bërë këtë me guxim e mençuri. Nëse e keni përcaktimin e njëjtë dhe unitetin e njëjtë për qëllimin me rëndësi historike – anëtarësimi në BE, jam i sigurt se do keni sukses edhe në këtë, po ashtu.