Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin e Italisë në Prishtinë, z. Michael Giffoni
, 10.09.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me ambasadorin e Italisë në Prishtinë, z. Michael Giffoni. Ishte ky një takim njohës ndërmjet kryeparlamentarit dhe ambasadorit Giffoni, në të cilin temë kryesore ishte angazhimi i dyanshëm për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë. Do të përpiqemi, theksoi ambasadori Giffoni , të thellojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve tona. Ju siguroj se do të jap kontributin maksimal për forcimin e marrëdhënieve të gjithëmbarshme ndërmjet Kosovës dhe Italisë. Italia ka një eksperiencë të gjatë demokratike parlamentare, ndaj parlamentarët italianë janë të interesuar të vizitojnë së shpejti Kosovën.
Në vijim z. Giffoni shfaqi shpresën se edhe Serbia do të ndryshojë politikën e saj ndaj Kosovës. Ky ndryshim do të ketë si rrjedhojë edhe ndryshimin e qasjes së serbëve të Kosovës ndaj institucioneve të këtushme.
Pasi i uroi detyrën e re ambasadorit Giffoni, kryeparlamentari Krasniqi shprehu bindjen se edhe më tej do ta vazhdojë forcimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Italisë, posaçërisht ndërmjet parlamenteve të dy vendeve. Në vazhdim kryeparlamentari Krasniqi foli për proceset që po zhvillohen në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë. Duke folur rreth këtyre proceseve , kryeparlamentari Krasniqi tha se në çështjen e integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës një rol mjaft destruktiv po luan politika e Beogradit. Sa i përket disa provokime që ndodhin në veri të Kosovës, në jemi të durueshëm, duke ditur se me dhunë nuk zgjidhen problemet, por vetëm me dialog. Ndërkaq, kur është fjala për serbët që marrin pjesë në institucionet e Kosovës, bashkëpunimi me ta është shumë i mirë.