Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 10.09.2008
Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi, në mbledhjen e tij të parë të sesionit vjeshtor, të drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, shqyrtoi vendimin e Kuvendit të Kosovës lidhur me riprocedimin e një grupi ligjesh të pashpallura nga PSSP-ja. Komisioni ka krijuar grupe punuese dhe caktuar ekspertët që do të merren me shqyrtimin këtyre ligjeve. Komisioni ka vlerësuar se nevojitet të respektohet afati dymujor për procedimin e këtyre ligjeve, siç parasheh Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi po në këtë mbledhje ka shqyrtuar edhe kërkesën e Institutit Gjyqësor për emërimin e dy anëtarëve të këtij instituti. Komisioni ka shqyrtuar gjithashtu Projektligjin për Presidentin e Kosovës, si dhe bazën ligjore të një numër projektligjesh, të cilat e kanë kaluar shqyrtimin e parë në Kuvendin e Kosovës.