Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 11.09.2008
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Gani Koci, kryetar i komisionit, u shqyrtua Raporti i Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2007. Gjatë shqyrtimit të kësaj pike ishte i pranishëm edhe Hashim Rexhepi, guvernator i Bankës Qendrore me bashkëpunëtorë, i cili njëherësh paraqiti në mënyrë të përmbledhur aspektet kryesore të punës së BQK-së. Në debatin e gjerë u tha se Raporti, i cili tashmë iu ka shpërndarë të gjithë deputetëve, është hartuar mjaft mirë . Si i këtillë ai mund t’ iu shërbejë institucioneve dhe hulumtuesve për planet dhe ndërtimin e politikave të së ardhmes. Meqë Raporti është aprovuar nga ana e PSSP-së, sipas procedurave të mëhershme, Komisioni ishte i mendimit që çështja e një rishqyrtimi tjetër eventual të këtij Raporti në Kuvend, të jetë çështje e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në vijim, Komisioni shqyrtoi Projektligjin L-090/1 për partneritet publiko-privat dhe koncesionet për sigurimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike dhe procedurat për dhënien e tyre. Lidhur me këtë u vendos që të formohet një nënkomision, i cili do të bëjë shqyrtimin më detaj dhe amendamentimin, e pastaj në Komision të vendoset për procedimin e mëtejmë të Projektligjit.
Sa i përket Projektligjit nr. 41 për noterinë me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente, u tha se ai nuk ka implikime buxhetore, ndaj edhe u përkrah procedimi i mëtejmë në Kuvend. Për procedim të mëtejmë në Kuvend u përkrahwn edhe Projektligji nr. 3/L-060/1 për Kualifikimet Kombëtare me raportin e Komisionit funksional - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sporte, me amendamente, Projektligji nr. 03/L-042/1 të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve me raportin e komisionit funksional - Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente dhe Projektligji nr. L/028/1 për Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht me raportin e Komisionit funksional - Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente.
Përkitazi me Projektligjin nr. 03/L-056 për ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” dhe për ansamblet tjera, Komisioni përkrahu Raportin e komisionit funksional - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sporte, me amendamente, mirëpo kërkoi që Ministria për Buxhet dhe Financa të paraqesë një pasqyrë financiare se a kanë implikime buxhetore amendamentet shtesë të komisionit funksional.
Duke shqyrtuar propozimin nr. 3192 të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Pavarur për Rishqyrtim të Ankesave, anëtarët e komisionit kërkuan që kjo kërkesë të plotësohet, përkatësisht biografitë e kandidatëve të jenë më të plota me dokumentacion përkatës, sidomos kur është fjala për përgatitjen profesionale të kandidatëve, duke marrë para sysh njëherësh edhe faktin se si është raporti i bizneseve të konkurruesve me administratën tatimore.
Në këtë mbledhje Komisioni u njoftua edhe lidhur me fazën e shqyrtimit dhe amendamentimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/48 për Administratën Tatimore dhe Procedurat.