Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 12.09.2008




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, i cili u mbajt nën drejtimin e Rrustem Mustafës, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Ligji për letërnjoftimin dhe Ligji për tubimet publike. Këto dy ligje ishin aprovuar nga ana e Kuvendit të Kosovës, por për shkak se nuk ishin nënshkruar nga ana e PSSP-së, ato janë kthyer në procedurë të re për shqyrtim dhe miratim. Komisioni pas shqyrtimit dhe amendamentimit këto dy projektligje do t’ i vërë sërish në procedurë të mëtejme në Kuvend, për miratim.

Komisioni, pastaj shqyrtoi edhe Projektligjin për armët, i cili tashmë ka kaluar në lexim të parë. Këtë projektligj, Komisioni e ka shqyrtuar me kohë në bashkëveprim me UNDP-në, me ç’ rast janë bërë propozime për amendamentime të shumta. Te anëtarët e Komisionit mbretëroi mendimi se Projektligji i amendamentuar mos t’ i kthehet sponzorizuesit , por të vazhdojë procedura e rregullt e shqyrtimit dhe miratimit në Kuvend.

Në vijim anëtarët e Komisionit shqyrtuan dhe miratuan me plotësime të vogla , disa rekomandime për situatën e sigurisë në Kosovë , të cilat do t’ i dërgohen Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri