Lajmet e fundit
Kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Beqiri, priti Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, Dobjani
, 11.09.2008
Kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione, Ismet Beqiri, priti sot Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, z. Ermir Dobjani me bashkëpunëtorë, i cili shoqërohej nga ushtruesi i detyrës së Avokatit të Popullit në Kosovë, z. Hilmi Jashari.
Në takim është biseduar në lidhje me punën e Komisionit dhe mundësitë e bashkëpunimit të dyanshëm.
Z. Beqiri i ka njoftuar mysafirët me fushëveprimin e Komisionit, si dhe me problemet me të cilat po ballafaqohet ai. Në fushën e të drejtave të njeriut ka përparime te dukshme, megjithatë kemi edhe raste te shumta të shkeljes së të drejtave të njeriut në fusha të ndryshme, kurse te çështja e komuniteteve mund të themi se kemi një lloj “diskriminimi” pozitiv., ka theksuar Beqiri. Ai ka pohuar se sa i përket barazisë gjinore Kosova nuk mbetet prapa shteteve të tjera të rajonit. Komisioni, brenda fushëveprimit, i ofron ndihmë juridike në formë të rekomandimeve palëve dhe institucioneve, varësisht se prej kujt adresohen çështjet, ka theksuar kryetari i Komisionit z. Beqiri, duke shtuar se ka vështirësi për sa i përket zbatimit të vendimeve të plotfuqishme nga ana e organeve të ekzekutivit dhe gjyqësorit. Në vazhdim z. Beqiri theksoi se bashkëpunimi me Ombudspersonin e Shqipërisë është i mirëseardhur, ashtu si edhe shkëmbimi i përvojave.
Bashkëbiseduesit u shprehen për një bashkëpunim të thelluar në të ardhmen, bashkëpunim ky që do të parashikojë shkëmbimin e përvojave të dyanshme përmes vizitave. Zyra për marrëdhënie dhe publikime